Pas grupit të parë, ku bënin pjesë gjimnasti Matvei Petrov dhe xhudisti Indrit Çullhaj, sot drejt Tokios janë nisur edhe dy peshëngritsit e mirënjohur, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, të shoqëruar nga trajnerët e tyre, të cilët do ta plotësojnë gradualisht delegacionin olimpik prej 9 sportistësh, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Përpos shpresave të mëdha për fitimin e ndonjë medaljeje olimpike, nga ana e gjimnastit Petrov në garën e kalit mbi doreza, drejtuesit e sportit shqiptar kanë pretendime edhe për fitimin e ndonjë medaljeje në garën e peshëngritjes, me shtangistin Briken Calja, i cili ka demonstruar një formë të mire sportive para Lojërave Olimpike.
Ky i fundit është nga të paktët sportistë pjesëmarrës në këto Lojëra që ka realisht ka shanse të sigurojë një medalje. Calja në Europianin e fundit siguroi medalje bronzi. Ai mund të fitojë medalje argjendi, pasi peshëngritësi turk, rezultoi pozitiv me doping.
Në Tokio i gjithë delegacioni kuqezi dhe të gjithë atletët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta anti COVID-19, pas rasteve pozitive që kanë rezultuar edhe brenda fshatit olimpik.
/Priza.al/