Aktori i “Squid Game”, O Yeong-su është përballur së fundmi me një akuzë. Mësohet se ai akuzohet nga një grua për ngacmim seksual. Thuhet se aktori i njohur ka ngacmuar në mënyrë të pahijshme një grua në vitin 2017. Kështu pretendon gruaja.
Ajo ka paraqitur një ankesë në dhjetor të vitit 2021. Mirëpo, mësohet se çështja u mbyll asokohe. Por tashmë çështja është rihapur. Aktori i famshëm i “Squid Game” i ka mohuar akuzat, ku ka treguar se vetëm e ka kapur gruan përdore duke i treguar rrugën rreth një liqeni.
“Squid Game” u bë një serial mjaft i ndjekur në ‘Netflix’ dhe thuhet se sezoni i dytë do të sjellë rikthimin e Gi-hun dhe Front Man-it. Shënimi thotë gjithashtu se “burri me kostum mund të jetë kthyer” dhe se do të njihemi me Cheol-su, të dashurin e Young-hee.
Është e paqartë se kur saktësisht do të bëjë startojë sezoni i dytë ose nëse kanë përfunduar xhirimet. Hwang u shpreh për një media se mund të shihte sezonin e ardhshëm të ‘Squid Game’ në fund të vitit 2023 ose 2024 dhe do të shfaqë më shumë lojëra djallëzore.