Benjamin Mendy po vazhdon të qëndrojë larg Manchester City, shkaku i akuzave për përdhunim. Lojtarit po i përkeqësohet situata edhe më tej, pasi në pah kanë dalë edhe disa detaje të reja.
Mendy është duke u akuzuar edhe për dy përdhunime të tjera. 27-vjeçari tanimë përballet me gjashtë akuza për përdhunim, pasi u akuzua fillimisht për katër përdhunime në gushtin e kaluar, kur dhe u arrestua, teksa gjykatësit kanë refuzuar kërkesat e tij për lirim.
Mbrojtësi gjithashtu ka dhe një akuzë për sulm seksual, bëri të ditur policia britanike. Të gjitha akuzat kanë të bëjnë me katër femra mbi moshën 16-vjeçare, dhe aludohet se kanë ndodhur mes tetorit të 2020 dhe gushtit të 2021.
Mendy do të paraqitet para trupit gjykues këtë të mërkurë, teksa bashkë me të është i akuzuar edhe një 40-vjeçar, Louis Saha Matturie, mbi të cilin rëndojnë po ashtu gjashtë akuza për përdhunim dhe një tjetër për sulm seksual. Të gjitha faktet për të cilat akuzohet Mendy besohet se kanë ndodhur në shtëpinë e tij në Prestburu.
Mbrojtësi ka luajtur për Manchester Cityn që nga viti 2017 kur u transferua aty nga Monaco për 52 milionë funte.
Ai u pezullua nga klubi menjëherë sapo u akuzua zyrtarisht nga policia angleze. Ai se bashku me të bashkëakuzuarin Matturie, do të gjykohen në 24 janarin e vitit të ardhshëm, edhe pse akuzat e reja mund të shtyjnë më tej datën e gjyqit.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/