Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha është takuar ditën e sotme në zyrën e shtabit elektoral me përfaqësues të misionit të OSBE/ODHIR.
Hoxha shkruan se i kanë paraqitur atyre të gjitha problematikat që ka shfaqur kjo bashki sa i përket procesit zgjedhor dhe jo vetëm.
Ai thekson se ka kërkuar që në bashkinë e Vorës të 2-fishohet numri i vëzhguesve ndërkombëtarë duke u zotuar se do të jetë në dispozicion të tyre për të faktuar krimet elektorale.
“Une personalisht do te jem ne dispozicion te tyre per te faktuar cdo dite krimet elektorale te bandes ne pushtet. Eshte misioni i te gjitheve ne , qe asnje vote te mos cenohet dhe vullneti i qytetareve te Vores te respektohet”, shkruan ai.
Statusi i plotë i Indrit Hoxhës:
Kisha kenaqesine te prisja sot ne zyren e shtabit elektoral te koalcionit Bashke Fitojme me Vore perfaqesues te misonit OSBE/ODIHR.
Bashke me stafin tim i paraqitem te gjitha problematikat qe ka shfaqur kjo Bashki per sa i perket procesit zgjedhor, por jo vetem.
I bera me dije perfaqesuesve te OSBE/ODIHR se Vora ka keto problematika
Eshte bashkia e cila ka nderuar me shume kryebashkiak ne kater vite sa asnje tjeter ne Republiken e Shqiperise, duke e kthyer ate bashkine simbol te paligjshmerise dhe korrupsionit.
Perdorimin e bandave gjate fushates zgjedhore me qellim indimidimin e qytetareve per te votuar partine ne pushtet .
Perdorimin e administrates publike ne fushaten zgjedhore si dhe fryrjen e saj jashte cdo kriteri duke keqperdorur parate publike me qellime politike
Perdorimin e fondeve publike per qellime elektorale. Si pershembull indimidiminqe kercenimi qe po u behet qytetareve te Vores ne shperndarjen e shtepive qe kane humbur nga termeti.
i falenderova qe kishin zgjedhur per te veshguar nga afer . Me te drejte, pasi Vora ne raport me popullsine dhe territorin ka ndoshta perqendrimin kriminal me te madh se cdo bashki tjeter.
Per keto aresye i kerkova qe ne Bashkine Vore te dyfishohet numuri i veshguesve nderkombetar .
Une personalisht do te jem ne dispozicion te tyre per te faktuar cdo dite krimet elektorale te bandes ne pushtet. Eshte misioni i te gjitheve ne , qe asnje vote te mos cenohet dhe vullneti i qytetareve te Vores te respektohet.
Qytetaret e Vores te ndihen te sigurte se cdo vote e tyre do te numurohet dhe ne fund demokracia do te fitoje e korrupsioni dhe krimi ne Vore do te largohen me vullnetin e lire te qytetareve.