Lokale/ Prezantohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kurbinin

Behar Haxhiu do të jetë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kurbin, për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai u prezantua nga ish- kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.

Gjatë mitingut elektoral, ish-kryetarja e parlamentit i ftoi kurbinasit të zgjedhin alternativën e duhur në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Topallit, Haxhiu është një biznesmen dhe menaxher i sprovuar, që tani po kandidon për të fituar bashkinë e Kurbinit.

“Ne kulmin e karrieres se tij politike (ne Kurbin) te karrieres si biznesmen e menaxher i sprovuar, Bahar Haxhiu kandidon per te fituar bashkine e Kurbinit. Dje ne Lac dhe ne Sanxhak ne takim me gra dhe banore, qe bene nje pritje entuziaste per Behar Haxhiun”, shkruan Topalli në facebook.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *