Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët tha se humbja e opozitës në zgjedhjet lokale erdhi pasi qytetaret nuk votuan të lirë, dhe se për këtë ai disponon prova të plotë.
Berisha theksoi se administrata publike kërcënoi votuesit dhe se u soll si një polici politike, ku për pasojë qytetarët u intimiduan dhe u frikësuan para se të shkonin në kutitë e votimit.
“Para fushatës i kam premtuar qytetarëve se PD do mbrojë votën, është proces dhe për momentin unë ju kuptoj ju dhe e konsideroj jetike. Do ishte gjëja më e pandershme nëse do vinim në diskutim një rezultat pa fakte e dokumente, ne i disponojmë këto në mënyrë të padiskutishme. Shkodra ka njohur terrorin e bashkimit të gjithë bandave të cilat u bashkuan nga Rama dhe ministrat e tij, për ta vendosur nën terror. Autokollona e bandave me makina të blinduar kalonte qendër në qendër, Velipoja u vu në pushtim të plotë nga Pëllum Gjoka. Ne në qoftë se nuk qëndrojmë ndaj këtij krimi monstruoz në Bulqizë nga bandat e Belinda Balluku, shanset janë inegzistente.
Duhet të dini se kjo administratë është sjellë në mënyrë absolute si një polici politike, me mijëra votues tanë janë kërcënuar në mënyra më të ndryshme që mos marrin pjesë, njerëzit nuk i dinë por nëse administrate shndërrohet në polici dhe ministrat marrin banda nga Tirana në Sarandë nuk mund të ketë zgjedhje, por ne jemi në analizë. Nëse përjashtohen politikisht 100 mijë votues, për marrëzinë e atij që bojkotoi zgjedhje dhe i tregoi socialistëve se cilët janë votuesit tanë, atëherë zgjedhje nuk ka. Rama deklaroi se kodi zgjedhor ishte një kinezeri, ndaj dhe ajo që thoi ju janë të vërteta por themelore është të gjejmë të vërtetën dhe ta mbrojmë”, tha ai.