Sali Berisha, ka shkuar sot në qytetin e Tropojës për të bërë prezantimin e kandidatit të koalicionit ”Bashkë Fitojm”, Miftar Dautin.
Vijon kështu fushata e kreut të PD-së në qyetetet e ndryshme të Shqipërisë, për të bërë prezantimin e kandidatëve të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, ku megjithëse kandidatët janë të përzgjedhur nga Primaret e Berishës, partia e parë e tij është Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta.
Berisha, synon përfaqësimin me kandidatë cilësor dhe jo të inkriminuar, në garën e 14 majit për të qenë në krye të bashkive.
Dauti u shpreh se do bëjë punën më të mirë për të vendosur Hasin në rrugën e duhur të zhvillimit.