Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka dënuar me gjobë në vlerën 100 mijë lekë kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli pasi ka përdorur burime publike për fushatë elektorale. Suli akuzohet se ri-postoi aktivitete të mëparshme në faqen e tij të cilat kanë efekt elektoral.
Gjithashtu KAS gjobiti me nga 2500 lekë gjobë 5 zyrtarë të lartë të disa ministrive për shkak se kanë përdorur faqet zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ për fushatë elektorale.
Zyrtarët e dënuar:
Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit
Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës
Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë
Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë
Gjobë 3000 lekë për Elvis Gjika, person përgjegjës për bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive).