Lokalet/ KQZ hedh sot shortin për renditjen e kandidatëve në fletët e votimit

KQZ do të zhvillojë këtë paradite mbledhjen për miratimin e rezultatit të shortit për përcaktimin e numrit që do të mbajnë kandidatët në fletën e votimit.

Shorti do të hidhet për përcaktimin e kandidatëve për 11 bashki.

Edhe pse duhet si një proces rutinë, në fakt ky short ka një rëndësi të veçantë, pasi në bazë të numrit që do të përcaktohet për kandidatët, do t’u bëhet thirrje qytetarëve për t’i votuar këta të fundit.

Kujtojmë se në 14 prill nis zyrtarisht fushata zgjedhore, e cila do të pasohet me javë të ngjeshura për KQZ dhe subjektet politike që do të garojnë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *