Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se në këtë fushatë elektorale të zgjedhjeve lokale, fokusi i programit të kësaj force politike është për t’u ofruar qytetarëve zgjidhje konkrete. Ai e vë theksin në ‘luftën’ kundër shpopullit të vendit.
“Ne nuk kemi zgjedhur propagandën, por aksionet dhe zgjidhjet konkrete” – shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
“Ne jemi në këtë fushatë jo thjesht për të denoncuar, por për të ofruar zgjidhje konkrete për shqiptarët.
Partia e Lirisë gjithmonë është dalluar për zgjidhjet ekonomike që ofron, që mbron interesat e qytetarëve në radhë të parë, por edhe interesat e sipërmarrësve të ndershëm.
Ne nuk kemi zgjedhur propagandën, por aksionet dhe zgjidhjet konkrete.
Fokusi ynë ka qenë dhe mbetet lufta kundër shpopullimit dhe ne do të bëjmë gjithçka që të rinjtë tanë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri”