Kreu i Rithemelimit Sali Berisha i është drejtuar me një thirrje kandidatit të Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Shkodër që të tërhiqet nga gara sa është në kohë që t’i mbetet pak nder. Berisha u shpreh se kryebashkiaku demokrat Bardh Spahia është 10 herë më afër socialistëve të Shkodrës, në raport me Benet Becin.
Berisha: “Me 14 Maj ju votoni për këshillin bashkiak por Bardh Spahisë do i njohim një meritë tjetër. Po vij nga Lezha. Rrugës Pjerini kryetari i bashkisë kishte shkruar për ne demokratët: Po vijnë talebanët.
M’u kujtua Bardh Spahia i cili qeverisi me një këshill socialist dhe nuk i konsideroi kundërshtarët taleban por si njerëz të cilët në emër të ligjit duhet të negocionte dhe të bënte edhe kompromise me ta. Bardh Spahia është 10 herë me afër socialistëve të Shkodrës se sa Benet Beci që përfaqëson Edi Ramën. Ndaj dhe çdo votë qytetarët e Shkodrës duhet të votojnë për Bardh Spahinë.
I thashë dy fjalë Benet Becit: Benet ke edhe 48 orë. Tërhiq që të të mbetet pak nder. Sepse të ftosh ti shkodranët të vijnë dhe të votojnë për flamurin e Edi Ramës do të mbetet peng gjithë jetën tënde. Shkodra ka bërë zgjedhjen, ka Bardh Spahinë, ka opozitën, ka pluralizmin. Zgjedhjet e 14 Majit kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë”