Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim elektoral në qytetin e Sarandës. Gjatë fjalës së tij, ai vlerësoi praninë e shumtë të simpatizantëve socialistë teksa shtoi se në 14 maj ka shumë për të humbur nëse votuesin zgjedhin kundërshtarët e tij politikë.
Rama: “Hera e parë që bëjmë një takim në këtë bulevard të ri. Besoj që megjithëse takimet që kemi bërë aty mbrapa kanë qenë plot njerëz e entuziazëm, unë skam parë ndonjëherë kaq shumë njerëz bashkë këtu në Sarandë. Më vjen jashtëzakonisht mirë dhe dua të besoj që edhe kjo prania e madhe është shprehje e vetëdijes që 14 maji ka një rëndësi jo të vogël për të ardhmen e Sarandës. Më 14 maj ka shumë për të humbur nëse të gjithë ata që janë këtu dhe gjithë të tjerët që nuk janë këtu, nuk bëjnë një detyrë të vogël fare, që me votën e tyre të vendosin se kë do marrë Saranda në punë për 4 vitet e ardhshme”
Në takimin që zhvilloi me qytetarët, kryeministri Edi Rama tha se Saranda ka ndryshuar aq shumë, sa nuk krahasohet me atë çfarë ka qenë më parë.