Lokalet/ Veliaj: Ky ishte momenti më i vështirë i fushatës

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiaku aktual Erion Veliaj ka folur për momentin më të keq në fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në emisionin “Opinion”, Veliaj tha se momenti më i vështirë i fushatës ka qenë përzgjedhja e fushatës, ndërsa shtoi se aktualisht fushata është e qetë dhe se më 14 maj do të fitojë PS.

PJESË NGA INTERVISTA:

-Zoti Veliaj, cili ka qenë momenti më i vështirë i kësaj fushate?

Erion Veliaj: Momenti më i vështirë i kësaj fushate ka qenë ndoshta momenti i vendimarrjes për kandidatët.

-Çfarë do të thotë i vendimarrjes për kandidatët?

Erion Veliaj: Sepse ka pasur një proces në të gjithë Shqipërinë ku kemi pasur shumë kandidatë dhe ajo që kam zgjedhur është që t’u jap një shans kandidatëve që dolën nga 2019-a pa një fushatë reale, për t’u provuar për herë të parë dhe…

-Kishit dhe ju një rol në këtë pjesë në raport me Ramën?

Erion Veliaj: I kam propozuar Kryeministrit dhe Kryesisë që ne për çështje të testimit të këtyre kandidatëve, që ju dhamë besim në një garë që për shumë njerëz konsiderohet aforfe, për faktin që opozita u largua. Unë besoj që këta kandidatë duhet të testoheshin në një betejë reale, dhe beteja reale do të ishte tani. Pastaj, pjesa tjetër ekziston një script ose manual i fushatës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *