Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Kosova” në kryeqytet. Ai u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha.
“Ftoj qytetarët të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen e tyre. Të gjithë ata që u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një apel i madh që të marrin pjesë në votime. Ai që ka frikë votën, ka frikë lirinë. Ftoj zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh, ndaj edhe le t’u prijë mençuria e tyre në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes dhe vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit. Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar, kjo është një ditë fitoreje për demokracinë”- tha Berisha.