Londra anulon festimet, kryebashkiaku: Do të zhgënjehen shumë qytetarë por do frenohet përhapja e Omicron

Londra ka anuluar festimet e planifikuara për Vitin e ri për shkak të rritjes drastike të rasteve me variantin Omicron.

Lajmi është njoftuar nga kryebashkiaku  i Londrës, Sadiq Khan, sipas të cilit infektimet  kanë arritur nivele rekord në kryeqytetin britanik.

‘Me infektimet  COVID-19 në nivele rekord në qytetin tonë dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, unë jam i vendosur të bëj gjithçka që është e mundur për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri dhe për të siguruar që shëndeti publik të mos mbingarkohet nga ky dimër. Kjo do të thotë se ne nuk do të organizojmë më festimin e Vitit të Ri me 6500 persona në sheshin Trafalgar’, njoftoi ai.

Ai tha se qendër e festimeve të Vitit të Ri në Londër do të jetë një spektakël madhështor të cilët qytetarët do të kenë mundësi ta shohin përmes televizorit.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *