Kjo verë ka qenë e mbushur plot me bashkëpunime mes artistëve më në zë që kanë bërë shumë zhurmë me suksesin që kanë korrur.
Si duket një tjetër hit veror është rrugës dhe këtë herë bëhet fjalë për artistët më në zë të momentit, Loredana dhe Don Xhoni.
Megjithëse më herët s’kishin asnjë lidhje së bashku, fansat nisën të dyshojnë se ata të dy diçka po ziejnë, kur Lori nisi të postonte video me këngët e Don Xhonit.
Ndërsa ky i fundit ishte mysafir në koncertin e Loredanës në Prishtinë disa ditë më parë, si dhe iu bashkua reperes në skenë për të kënduar këngën ‘Nëse Don’.
Loredana i dhuroi gjithashtu disa bluza të sajat reperit nga Drenica dhe kjo u përkthye direkt si bashkëpunim nga ana e fansave.
Nuk ka ende ndonjë konfirmim nga ana e artistëve, por le të shpresojmë që zërat në qarkullim të jenë të vërteta.
Nga ana tjetër, Loredana lançoi në mesnatë këngën e saj të re me Mozzik, të titulluar “Mit Mir”.
Në këtë projekt, ata flasin për ndarjen, duke ngritur dyshimet se “ndarja” e tyre e fundit ishte thjesht një promovim për këngën e re.
Ndjekësit dyshojnë se ata në fakt s’janë ndarë vërtetë kësaj here, por e bënë këtë “lojë” për hir të projektit.
/Priza.al/