Loredana habit me deklaratën e saj: Kam fobi nga martesa

Çifti, Mozzik dhe Loredana, ka qenë ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar.
Me shumë ndarje, drama dhe ribashkime, ish-çifti kanë qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes me deklaratat dhe veprimet e tyre.

Së fundmi, Loredana ka deklaruar publikisht një ‘fobi’ të saj dhe ka lidhje pikërisht me martesën. Në një video që reperja publikoi në ‘TikTok’, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo “po mendon për martesë ose diçka të tillë”. Ndërsa përgjigja e Loredanës ishte: “Unë kam fobi nga martesa vëlla.”

Sigurisht kjo përgjigje e Loredanës nuk ka si mos të lidhet me babain e vajzës së saj Mozzik, me të cilin kishte një lidhje të gjatë. Çifti i njohur i showbiz-it zbuluan se kishin lidhur kurorë ditën që vajza e tyre Hana, erdhi në jetë. Siç dukej ata nuk kanë dashur një dasmë të madhe e të bujshme, ashtu sikurse shpesh i bëjnë figurat publike. Pas kësaj, ata u ndanë për t’u ribashkuar përsëri dhe për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë përmes këngës.

Por çifti i dha përfundimisht fund lidhjes pas ribashkimit verën e vitit 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar se nuk ka asnjë kontakt me të.

Vetëm pak kohë më parë në këngën re, të titulluar “Të dua”, reperi shprehte keqardhje e dhimbje për faktin që s’mund të ishte i pranishëm sa do të donte ai në jetën e Hanës, sepse prindërit e saj u ndanë shumë të rinj. As Loredana s’ka ndenjur duarkryq por i ka dhënë mundësi ndjekësve në ‘Instagram’ ta pyesin, ndërsa i është përgjigjur disa pyetjeve pikante. Ajo shprehet se:

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”– u përgjigj Loredana.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *