Loredana Zefi së fundmi ka përjetuar një ngjarje të frikshme.
Ajo ka treguar që 10 burra të armatosur janë futur me forcë në shtëpinë e saj për të vjedhur, përmes fotove që ka publikuar në InstaStory, ku shihet momenti i plaçkitjes së banesës së saj.
Reperja më pas bëri një shkrim, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e personave që hynë në shtëpinë e saj dhe vodhën.
Ajo është shprehur që ata i kanë marrë një send shumë personal dhe nuk shqetësohet për paratë që morën.
“10 burra hynë në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë ‘hard drive’-t e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falënderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi”, ka shkruar reperja në InstaStory.
/Priza.al/