Loredana ‘rrëmben’ çmimin si “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV EMA

Sukseset e shqiptareve nëpër botë duket se janë të pandalshme. Më i fundit, vjen nga artistja e njohur Loredana, e cila është shpallur “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV EMA.

Kjo është hera e tretë që ajo rrëmben këtë çmim dhe lajmin e ka konfirmuar vetë Loredana përmes disa ‘Instastory’.

Artistja u shfaq në event me xhaketë të zezë me vija, pantallona të zeza, këmishë të bardhë, kollare, atlete dhe syze. Edhe pse e veshur serioze, sërish tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të veçantë, pasi kryesisht vajzat zgjedhin fustane dhe plot xixa.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *