Loredana shkruan libër për jetën e saj: Kur zemra ime u thye

Reperen Loredana Zefin do ta shohim në një dimension tjetër, atë të shkrimtares. Loredana ka zbuluar projektin e ri në Instagram, duke na treguar se ka shkruar historinë e saj dhe ka shpalosur detaje nga jeta private dhe profesionale. Libri do të publikohet më 18 nëntor dhe do na zbulojë më shumë detaje edhe nga e kaluara e saj.

“Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si të më trishtën, më dramtiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta sepse është e imja, e dini? E kam ndier, përjetuar dhe jetuar. Kështu që, mirë se vini në historinë time, të cilën e kam shkruar edhe pse ndonjëherë dhemb të kthehesh në plagët e së kaluarës, t’i përjetosh ato përsëri. Këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private, të cilat as në ëndrra nuk t’i bëja publike më parë. Libri im “Als mein herz brach” (Kur zemra ime u thye) del më 18 nëntor dhe është i disponueshëm kudo”, shkruan Loredana.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *