Loredana tjetër thumb për Mozzik, ‘Nuk desha kurrë një mashkull…’

Pas ribashkimit të tyre, Loredana dhe Mozzik dukeshin më të dashuruar se kurrë dhe se gjithçka po funksiononte kësaj here, por kjo nuk zgjati shumë. Ishin fansat ata që e vunë re se diçka nuk shkonte mes tyre, pasi nuk ndiqeshin më në Instagram.

Më pas Mozzik postoi disa shprehje në InstaStory që dukeshin si thumba drejtuar ish-partneres.

“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”, thuhet në postimet në fjalë.
Por edhe Loredana nuk qëndroi në heshtje dhe iu përgjigj Mozzik me postime në “Instastory”. Ajo ndau me ndjekësit një pjesë të shkëputur nga kënga “Let you down” të reperit NF.

“Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”, thuhet në këngën që Loredana publikoi në rrjetet sociale.

Ndërsa tani, reperja e dashur për publikun ka hedhur një tjetër thumb në “Instastory”, duke treguar se gjithçka që kërkon prej një mashkulli koha dhe vëmendja e tij, asnjëherë gjërat materiale.

“S’kam patur kurrë nevojë për një mashkull me para sepse gjithçka që dua është koha, vëmendja dhe përpjekja”, thuhet në postimin e Loredanës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *