Ish-banori i BBV2, Lorenc Hasrama ishte mbrëmë i ftuar në “Big Brother Radio”. Lorenci u prezantua si këngëtar, humorist dhe një personazh shumë energjik i shfaqjes reality, pavarësisht se nuk e mbajti dot presionin dhe u largua me dëshirë nga formati.
I pyetur se si ka qenë rikthimi i tij në realitet pas BB VIP, ai u shpreh:
“Unë jam natyrë që nuk para dal shumë dhe nuk është se kam shumë kontakt me njerëzit dhe aty duhet të ishe me shumë njerëz. Jashtë më kanë pritur goxha mirë”.
A i doli ndryshe nga si e mendonte “Big Brother”? Lorenci tha se:
“Plane s’kisha bërë kur hyra. Hyra si Lorenci. Kam qenë diskutuar për të hyrë në fillim, po u futa tani. E kam shijuar, por kam pasur edhe momente emocionale të forta. Nuk e kam ndjerë ndonjëherë veten pretendent për të fituar. Unë nuk kam luajtur dhe jam i vetmi që kam dalë nga ajo shtëpi pa pasur armiq”.