Prej kohësh është përfolur në rrjet për një romancë mes trashëgimtares së “Top Channel”, Lori Hoxha dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj. Por së fundmi, kur dyshimet u shtuan edhe më shumë, vetë Lori Hoxha ka vendosur t’ju japë fund të gjitha dyshimeve duke zbuluar si qëndron e vërteta.
Në postimin e saj të fundit një ndjekës e komenton Lorin si “kunatë” me Bora Zemanin e cila është në një romancë me Donald Veshajn. Por dikush tjetër ka replikuar, duke shkruar: “Nuk është aq budallaqe sa të lidhet me Romeon, tung”
Dhe në fakt këtu ka ardhur edhe reagimi i Lori Hoxhës e cila e ka bërë ‘like’ komentit, duke rënë kështu dakord me ndjekësin.
Ditën e djeshme, në rrjet qarkullonte një video e Lori Hoxhës me Romeo Veshaj teksa shoqëroheshin bashkë në dasmën e Arbër Hajdarit. Videoja shktoi aludime për një romancë, por tanimë s’ka më dyshime.
Kujtojmë se edhe pamjet e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt së bashku u komentuan jo pak. Dyshja konfirmuan ribashkimin dhe janë të pandarë nga njëri-tjetri dhe kjo gjë u vërtetua edhe nga videot e fundit. Gjithashtu Bora ishte e ftuar në emisionin “Më Lër të Flas” ku foli për të gjitha përjetimet e saj që pas takimit me Donaldin në “Big Brother Vip”, një vit më parë.