Lori Hoxha zbulon sekretet! Tregon emrat e personazheve që janë kontaktuar për të qenë pjesë e ‘BB VIP’

E ftuar së fundmi në një intervistë, trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ka zbuluar cilët emra kanë qenë kontaktuar nga produksioni për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP të këtij edicioni.

Lori tregoi se personazhet e kontaktuar janë: Rudina Dembacaj, Arjola Demiri, Romeo dhe Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Rozana Radi, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Ema Andrea, Bleona Qereti, Alex Seitaj, Paloma, Fatma Haxhialiu, Roza Lati, Mihrije Braha e shumë e shumë të tjerë.

E pyetur nëse ka pasur ndonjë kriter bazë ku produksioni është fokusuar, Lori u përgjigj:

“Kriteri i parë ishte që ata të kishin një lloj njohje në publik. Ky është kriteri bazë i patentës së “Big Brother VIP”. Sigurisht që kemi pasur indikacione shumë të saktësuara nga grupi i “Big Brother” në Holandë. Ne kemi kontaktuar shumë. Në fakt unë vetë kam qenë shumë e distancuar nga përzgjedhja e personazheve sepse mendoj që produksioni duhet të qëndrojë larg pjesës së kontentit që mos të ndikoheshin nga pëlqimet personale. Sigurisht që ne duam të ketë karaktere të forta, njerëz që i qëndrojnë një mendimi të caktuar, që janë një model i mirë për shoqërinë. Që kanë diçka për të ofruar, kanë një lloj talenti dhe i përkasin një lloj industrie të caktuar në Shqipëri. Jemi munduar të mbajmë sa më shumë grupe të ndryshme njerëzish, sepse ky është thelbi i “Big Brother” në fund të ditës. Se si funksionojnë disa njerëz të kritereve të ndryshme në një ambient të përbashkët. Të gjithë njërzit që ti nuk ke nevojë t’i pyesësh për emrin, kanë një lloj imapkti në publik. Ne jemi munduar të ftojmë brenda shtëpisë së “Big Brother” persona që kanë një lloj influence.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *