Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, ka zhvilluar një takim me nxënësit e shkollës “1 Qershori”. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kampioni i futbollit Lorik Cana, i cili rrëfen gjithçka nga karriera e tij.
Nxënësit e kësaj shkolle, pyetën Lorik Canën për fillimet e tij në karrierë, vështirësitë, sakrificat por edhe për mbështetjen e familjes gjatë rrugëtimit të tij drejt suksesit.
Ai shprehet se: “Sporti nuk është vetëm një aktivitet fizik, por të mëson frymën e bashkëpunimit, të jep vetëbesim por të duhet edhe fat. Sporti është sakrificë”.
Gjithashtu ai i këshillon të rinjtë të ndjekin pasionin e tyre, të mos dorëzohen sepse pasioni i rrit dhe i bën njerëz më të mirë.