Shëndeti Publik i Los Anxhelosit ka raportuar një humbje jete shkak Lija e Majmunit.
Duke shënuar kështu viktiën e dytë e lisë së majmunëve në SHBA. Muajin e kaluar, autoritetet shëndetësore të Teksasit raportuan vdekjen e një personi tjetër, i cili gjithashtu ishte imunokompromentuar dhe i prekur nga lija e majmunit. Këto janë dy rastet e raportuara por çdokush mund të infektohet me virusin, i cili përhapet përmes kontaktit të ngushtë, shumica dërrmuese e 21,985 rasteve të lisë së majmunëve në SHBA përfshinin burra që kryenin marrëdhënie seksuale me burra të tjerë.
Lija e majmunëve është rrallë fatale, por njerëzit me sistem imunitar të dobësuar janë në rrezik të sëmuren rëndë apo edhe të vdesin, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).