Lot dhe përqafime/ Antigona, tregon pak nga momenti i daljes së Beatrix nga ‘Big Brother Vip’

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Beatrix Ramosaj ishte e eliminuara e radhës nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP.

Pas më shumë se 80 ditësh qëndrimi në shtëpinë e famshme, Beatrix u largua këtë të premte, ndërsa largimi i saj po vazhdon të komentohet.

Por, ndonëse këngëtarja ka qëndruar e heshtur dhe larg vëmendjes së publikut që nga eliminimi, ishte nëna e saj Antigona Ramosaj që ka publikuar një video në Instagram nga takimi i parë i tyre.

Përmes një video ajo ka treguar momentin e emocionues të përqafimit me të bijën në prapaskenën pas daljes nga BB VIP.

 

 

Kanë qenë të shumta komentet sipër videos, të cilët kanë treguar mbështetjen dhe simpatinë për këngëtaren e cila la shtëpinë pothuajse një muaj para finales së madhe.

Puthje dhe përqafime me Donaldin, nëna e Beatrix Ramosaj reagon pas  kritikave në rrjet – Abc News

Nëna e Beatrix Ramosaj sqaron të vërtetën e emrit të saj – Abc News

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *