Moderatorja e njohur Bora Zemani, di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Sot ajo është rikthyer në programin e “Për’Puthen” dhe është shfaqur mjaft e emocionuar.
“Isha aty mbrapa edhe realisht kam emocione sikur po nis një program tërësisht të ri. Nga një anë më duket sikur po kthehem në shtëpi, por nga ana tjetër ka studio të re, protagonistë të rinj, kemi shkesin këtë herë në studio”, tha Bora Zemani.
Gjithashtu edhe opinionisti Arjan Konomi u shfaq mjaft i emocionuar.
“Mirëserdhe në shtëpi Bora. Studio e re, muzikë e re, sigla e re. Më duket sikur vjen nga emigracioni”, shtoi ai i përlotur, i cili përqafoi menjëherë moderatoren.