Portugalia u falet llotarive për të thyer Slloveninë për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2024. Diogo Costa, portieri i Portos priti tri penallti radhazi. 3-0 përballë Sllovenisë pas 120 minutave 0-0.
Festë në fund në kampin luzitan, me Cristiano Ronaldon që do të sfidojë Francën në duelin për një biletë në gjysmëfinalet e Gjermani 2024.