Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes nga personat që i kërkojnë para për aplikimin për Lotarinë Amerikane.
Teksa kanë mbetur vetëm dy ditë nga mbyllja e aplikimeve, ambasada njofton se për të aplikuar për Lotarinë Amerikane nuk ka asnjë pagesë por, është vetëm faqja zyrtare mënyra e vetme për të marrë pjesë.
“Po aplikoni për Lotarinë Amerikane? Kini kujdes nga ata që kërkojnë para për t’ju ndihmuar. NUK KA pagesë për të aplikuar dhe dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të dorëzuar aplikimin tuaj”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2024 u hapën më 5 tetor dhe do të mbyllen të martën, 8 nëntor 2022.