Lotët e Elton Metajt nuk bindin gjykatësin! Lihet në burg pas vrasjes së ish-bashkëshortes

Gjykata e Fieri ka lënë në masën ‘arrest me burg’ Elton Metajn, autorin e vrasjes së Sabrina Bengaj. 31-vjeçari është shfaqur i përlotur gjatë seancës, aty ku ka pranuar autorësinë. Ai ka thënë se ishte gjatë gjithë kohës nën presionin e vjehrrit, ndaj mori armën dhe kreu krimin. Duke pranuar se e ka dashur ish-bashkëshorten, Metaj tha dhe se ishte nën presion e se duhej të vetëmbrohej ndaj bleu dhe armën.

Vjehrri më kërcënonte më thoshte se do të më vriste, armën e bleva për vetëmbrojtje. Unë e doja Sabrinën, por isha në presion”, ka thënë Metaj.

Vrasja ndodhi katër ditë më parë në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçarës së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën. Bengaj kishte urdhër mbrojtje nga ish-bashkëshorti i saj mirëpo dhe ky urdhër nuk e mbrojti nga ngjarja e rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *