Loti i 2-të i ‘Unazës së Madhe’/ Tuneli i 5 hapet para datës 31 gusht, Balluku: Është realizuar 50% e punimeve!

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka njoftuar ditën e sotme se loti i 5 i ‘Unazës së Re’ në Tiranë do të hapet para datës 31 gusht.

Në këtë segment tha Balluku, deri më tani janë realizuar 50% e punimeve dhe po avancojnë çdo ditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve. Ministrja ka theksuar se brenda vjeshtës synohet të lidhet edhe zona e Saukut me Maternitetin e Ri.

“Është vlerësuar hapja e segmentit, të mbikalimeve në lotin e dytë edhe ecurinë e punimeve e kemi 50%.  Në unazën e Tiranës, të gjitha pjesët që janë hapur janë definitive dhe nuk kemi asnjë plan t’i mbyllim.

Devijimi i trafikut është një vendim që merr ARRSH për t’iu mundësuar ju që të punoni dhe qytetarëve që të kalojnë.

Ashtu si në të gjitha projektet që janë nisur në Unazën e Tiranës, na është dashur të rishikohet projekti. Kemi bërë akomodimin e duhur sa i përket trotuareve, ndriçimit.

Të gjitha projektet brenda zonave urbane, kemi pasqyruar të gjitha kriteret. Jam shumë e kënaqur me nivelin e ecurinë dhe raportet që marr nga ARRSH për cilësinë e punimeve.

Janë marrë të gjitha masat për mbledhjen e ujërave dhe cilësinë e punimeve, që të mos kemi përmbytje në kohën e vjeshtës dhe dimrit.

Kemi vënë një afat të 31 gushtit.  Para kësaj date, ne hapim tunelin e 5 dhe më pas vazhdojmë me të gjitha dorëzimet e pjesëve të tjera.

Pjesa e segmentit nga TEG-u deri te materniteti i ri të përfundojë brenda vjeshtës që të lidhim të gjitha lotet. Janë dashur ndërhyrje për 2.3 km që nuk bëhen as për 60 km.

Unaza e Madhe e Tiranës do marrë një formë që të nisim procedurat për sa i përket pjesës së re, për të lidhur sheshin Shqiponja, bulevardin e ri”, u shpreh Balluku.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *