Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për për vendimin e KAS për Qarkun e Beratit.
Në padinë e depozituar, LSI ankimon vendimin e KAS për miratimin e rezultatit zgjedhor të 25 prillit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit, si dhe rrëzimin e kërkesës së kësaj force politike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këtë qark.
LSI vijon të theksojë se zgjedhjet në Qarkun e Beratit janë vjedhur, ndaj dhe sipas kësaj force politike duhen shpallur të pavlefshme.