Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar këtë të mërkurë kërkesën pranë Gjykatës për të ndryshuar emrin e partisë.
LSI kërkon që partia të quhet ‘Partia e Lirisë’, ashtu edhe siç u ndryshua gjatë konventës. Mësohet se gjyqtari dhe data e gjyqit s’janë caktuar ende.
“Kërkese për depozitimin e akteve te vendimeve te marra nga Konventa Kombëtare e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, mbajtur me dt. 25.07.2022″, shkruhet në kërkesë.