Një paneli analistësh dhe komentuesish politikë këtë mbrëmje në emisionin “Opinion”, u është bashkuar edhe pronari i “Tv Klan”, Aleksandër Frangaj.
Ky i fundit ka bërë një deklaratë të fortë ku nuk ka kursyer as komentet fyese për opozitën, duke dhënë edhe versionin e tij të shkakut se përse humbi zgjedhjet PD-ja.
Pronari i “TV Klan”, e ka komentuar humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në “Opinion”, Frangaj tha se, kryedemokrati Lulzim Basha pësoi një humbje të thellë, pikërisht sepse bashkëpunoi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryetarja e së cilës Monika Kryemadhi, ishte shënjestruar si “kova me m*t” nga kryeministri Edi Rama.
Frangaj tha se si, pasojë e këtyre fjalëve të thëna nga Rama jo vetëm për Kryemadhin, por edhe për Presidentin Ilir Meta, edhe ai qytetari që ka dashur t’ia japë Bashës votën, është stepur dhe nuk ia ka dhënë nga frika se ajo votë do të shkonte tek “kova me m*t”.
Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.
“Personi më negativ që rezultoi i bërë nga kryeministri Edi Rama dhe i shënjuar prej tij ishte Ilir Meta…dhe vetë Monika Kryemadhi. Rama u tha se ajo vota që do të jepni për Bashën, është edhe për këtë kovën me m*t. Kështu ua ka thënë. Dhe ai personi, unë njoh shumë raste, ti Fevzi e di shumë mirë, bashkë jemi miq rrimë çdo ditë….edhe nëse do t’ia jepte votën Bashës nuk ia jep, sepse thotë jo, se kjo vota shkon dhe për atë kovën me m*t. Kështu është!”,- tha Frangaj.
/Burimi: Opinion.al/