LSI kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3 drejtorët lokalë

Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari, ka bërë kallëzim penal për kundërshtarin e tij politik, Niko Peleshi me akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar në SPAK Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin, i cili njëherësh është edhe shefi i shtabit politik të PS-së për qarkun e Korçës.

Akuzat e paraqitura ndaj ministrit janë për veprat penale “Shpërdorim të detyrës” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Duke iu referuar dokumentit, përpos Peleshit, LSI ka bërë kallëzim edhe ndaj zyrtarëve lokalë si Petrika Tollkuçi, drejtori i Fondit Rajonal të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor; Artur Qiramixhi, Drejtor i OSHEE Korçë dhe Ilir Bajlozi, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *