Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, i dha të shtunën mbrëma një mesazh Donald Veshajt. Pasi përshëndeti të gjithë dhe mori leje nga Arbana për të thënë një informacion nga bota jashtë, këngëtarja i zbuloi aktorit të humorit se ka bërë në dorë tatuazh shprehjen e tyre.
“Donald, kam bërë tatuazh një filoqyl. Unë ty para se të dilja nga shtëpia të kam thënë me jep një premtim, luaj e fito dhe për mua, kështu që vazhdo luaj edhe tregoje kush je ti”, tha Fifi.
“Të dua shumë. Dhe kur të dal do e bëj edhe unë tatuazh filoqylin” tha ndër të tjera Donaldi.
Pas këtyre deklaratave të bukur ka reaguar vëllai binjak i Donaldit, Romeo. Ky i fundit ka publikuar në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me Fifin.
“Me Filoqylin tim ?”, shkruan Romeo bashkëngjitur me foton ku shihet pranë këngëtares së njohur.
/Priza.al/