Psikologia Xhoi Jakaj, e ëma e modeles Oriola Marashi, ka folur ditën e sotme në lidhje me ngjarjet e ndodhura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip” ku ka thënë se banorët gjatë spektaklit të fundit kanë luajtur me kartën e bamirësisë dhe kjo nuk është aspak e drejtë.
“Banorët luajtën me kartën e bamirësisë dhe nuk bënë mirë që e përfshinë këtë çështje dhe nuk ishin fare të besueshëm.
Meridiani më tepër, i cili u përpoq të tregonte se në Shqipëeri ka shumë të rinj që kanë shumë para dhe i shpërdorojnë. Ky është një përdorim jo i bukur sepse nuk ka sens që të futesh të qëndrosh 4 muaj dhe të thuash që të gjitha parat t’i japësh për bamirësi.”- tha psikologia.
Kujtojmë se dy banorët Meridiani dhe Monika Lubonja të martën e kësaj jave janë shprehur se do të vijojnë lojën dhe nëse e fitojnë çmimin e madh, shumën do ta dhurojnë për bamirësi.
/Priza.al/