Ishte viti 1997 kur filmi me regji të James Cameron, ‘Titanik’ përveç rekordeve që theu në arkë, fitoi dhe 11 Oscar. Por ky film ka qenë një burim i pandërprerë të ardhurash për 25 vite edhe për një djalë të vogël, që në fakt nuk luajti një rol shumë të rëndësishëm.
5 vjeçari i asokohe Reece Thompson merr honorare çdo vit.
Reece Thompson luajti rolin e një djali të vogël irlandez që udhëtonte në klasën e tretë me prindërit e tij në filmin ‘Titanik’. Personazhi i tij u zhyt gjithashtu në ujërat e akullta me prindërit e tij kur u mbyt transatlantiku.
Thompson fitoi 30,000 dollarë nga filmi. Me kalimin e viteve, ai vazhdoi të merrte çeqe të honorareve midis 100 dhe 300 dollarë.
Gjatë lulëzimit të filmit, midis 1998 dhe 1999, Thompson mori gjithashtu çeqe për mijëra dollarë.
Kujtojmë që aktorët kryesorë të filmit morën 2 milionë dollarë ndërsa Leonardo DiCaprio 2 milionë e gjysmë.
Reece Thompson, 30 vjeç
Pjesë nga filmi Titanik ku Reece luante djalin e vogël irlandez
Kate Winslet dhe Leo DiCaprio