Luan Baçi përplaset me gardën pasi tentoi të futet në kuvend, deputeti: Je palo djalë, është i operuar tjetri

Albana Vokshi: Nuk guxon Garda të ngrejë dorën ndaj një deputeti.
Luan Baçi: Po kush je ti që të na fusësh një nga një?
Gardisti: Po hë tani se nuk jeni nxënës kopshti
Luan Baçi: Po nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë. Hape derën të futen se nuk më merr aty ore.
Albana Vokshi: Ooooo, ça po bëni ore. Mos e prek një deputet me dorë.
Luan Baçi: Je patronazhist, je palo djalë. Kë shtyn ti. Nuk kam nevojë për ndjesën tuaj. T’ju vijë turp.
Boçi: Jemi njerëz. Është i operuar tjetri. Doni raport mjekësor këtu. Po na e keni bërë sikur po futemi në alkatraz. Bëni dhe pis kostumin e famshëm të Gardës.
Albana Vokshi: Nuk e keni mirë kështu, guxoni ju që të vini dorë mbi deputetin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *