Luan Daci humb betejën në Gjykatën e Lartë

Luan Daci ka humbur betejën edhe me sistemin me të lartë të gjyqësorit. Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e ish anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke lënë në fuqi vendimin e dënimit të tij me formë të prerë.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese e riktheu për rishyrtim rekusrin e tij, Gjykata e Lartë la sërish në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 6 muaj burg të konvertuar në 1 vit shërbim prove. Daçi u akuzua nga SPAK dhe u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve pasi kishte fshehur gjatë zgjedhjeve në organet e vetingut, shkarkimin nga detyra në vitin 2007 nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *