Pak javë më parë, mediat rozë raportuan se Luana e Krenari kanë nisur përgatitjet e dasmës. Ceremonia e tyre që mendohet të jetë shumë private, do të mbahet në muajin shtator, ndaj 30-vjetori do ta gjejë me një status të ndryshuar moderatoren. Duket se mes çiftit çdo gjë po shkon mësë miri, e madje ata po konkretizojnë edhe blerjen e banesës.
“Prive” ka mësuar se çifti kanë finalizuar një kontratë për blerjen e një apartamenti luksoz në Prishtinë. Ata kanë zgjedhur që të blejnë një shtëpi një lagjen “Arbëria” në kryeqytetin e Kosovës, dhe thuhet se shtëpia e tyre shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme, e ka një pamje të bukur të Prishtinës.
Sakaq, Tirana vijon të jetë qendra kryesore e jetës dhe punës për çiftin. Përveç angazhimeve profesionale të Luanës, edhe Krenari po shtrin disa prej bizneseve të tij në kryeqytet që i ka dhe në Prishtinë.