Luana tashmë pjesë e ‘Tv Klan’, Ardit Gjebrea ka disa fjalë për të

Tashmë nuk është më sekret. Dihet që moderatorja e njohur Luana Vjollca do të jetë pjesë e ‘Tv Klan’. Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe emrin e programit, që do të titullohet “Zemërluana”. “Mezi po pres të ritakohem me ju o ZEMER LUANA-t e mi”,- shkruan Luana në një postim në profilin e saj në ‘Instagram’. Mirëpo, a do të jetë ky një emision dashurie? Mbetet për t’u parë.

Lajmin për bashkimin në ‘Tv Klan’, e bëri të ditur në ditën e saj të lindjes, si një surprizë për fansat. “Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”,- shkroi Luana në Instagram.

Por së fundmi, prezantuesi Ardit Gjebrea ka publikuar një foto me Luanën, ku i ka uruar mirëseardhjen në ‘Tv Klan’ i cili shkruan: “Mirë se vjen Luana Vjollca! Duke qenë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë dhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *