Pas një sezoni të sukesshëm të emisionit “Zemër Luana”, moderatorja e njohur Luana Vjollca ka nisur punën për projektin e ri i cili do të vijë për herë të parë në Shqipëri. Bëhet fjalë per reality show-n “Love Island”.
Por, së fundmi një tjetër ëndërr e moderatores është realizuar dhe për këtë shprehet shumë e lumtur.
Më herët në drejtimin e emisionit “Zemër Luana”, ajo ndihmoi disa familjeve në nevojë, të cilave përmes nismës së programit iu siguruan ndihma ushqimore për të paktën një vit.
Përmes rrjeteve sociale ajo u shpreh e emocionuar dhe e lumtur për këtë mundësi dhe arritje të saj.
“Jam njeriu më i lumtur që me “Zemër Luana” jo vetëm kemi bërë të qeshin familjet shqiptare por edhe i kemi ndihmuar shumë prej tyre me aq sa kemi pasur mundësi. Shumë familje shqiptare që s’kanë pasë mundësi të sigurojnë ushqimet për fëmijët e tyre për të paktën një vit e kanë të siguruar nga nisma e “Zemër Luana. Faleminderit Zot që ma ke plotësuar këtë ëndërr timen”, ka shkruar Luana në postimin e saj në Instagram.