Richard Lionheart është mbreti, i cili ‘fitoi’ këtë pseudonim për shkak të guximit të treguar në beteja.
Çështja e ngritur në dyshim është…a janë vërtetë luanët trima apo ky është vetëm një mit?
Nisur nga standardet njerëzore, po. Luanët janë të guximshëm, por ata ka të ngjarë të mos e përjetojnë guximin në mënyrën që njerëzit e përjetojnë.
“Ata nuk kanë aspak frikë nga asnjë grabitqar”, thotë Craig Parker, ekolog në Universitetin e Minesotës dhe një nga ekspertët më të mëdhenj të botës për luanët.
Luaneshat gjuajnë gazela dhe zebra, ndërsa luanët merren me gjahun më të madh që kërkon më shumë forcë, si psh bizonët.
“Nuk është një gjë e vogël të mposhtësh bizon. Kjo do të nënkuptojë rreziqe”, thotë Parker.
megjithatë kufiri mes guximit dhe marrëzisë është po aq i hollë dhe i ngjashëm sikur tek njerëzit.
“Ndonjëherë i gjithë ai guxim kthehet në marrëzi, sepse ata marrin guximin të sulmojnë një rinoceront ose një elefant, që do të thotë se ata mund të vriten”, thotë Parker.
/Priza.al/