Lufta bërthamore/ Papa i bën thirrje botës: Të mësojmë nga historia

Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i ka bërë thirrje botës që të mësojë nga historia, kur bëhet fjalë për luftën bërthamore, dhe të zgjedhë rrugën e paqes.

“Ne nuk mund të harrojmë rrezikun e luftës bërthamore që pati kërcënuar botën atëherë”, ka thënë ai në një meshë masive në Sheshin e Shën Petrit më 9 tetor, duke iu referuar periudhës së Luftës së Ftohtë në vitet 1960.

“Pse të mos mësojmë nga historia? Edhe atëherë ka pasur konflikte dhe tensione të mëdha, mirëpo është zgjedhur rruga e paqes”

Papa Françesku u ka ikur kritikave të drejtpërdrejta ndaj Rusisë, prej nisjes së luftës së saj në Ukrainë në shkurt, mirëpo ka folur më shpesh kundër vdekjeve dhe shkatërrimeve që sjell lufta.

Kreu i Selisë së Shenjtë i ka bërë thirrje Evropës që të ketë mëshirë për migrantët që i ikin situatës së vështirë.

“Dëbimi i migrantëve është gjë skandaloze! Në fakt, dëbimi i migrantëve është gjë kriminale. I bën ata që të vdesin para nesh”, ka thënë ai.

“Deri më sot e kemi Mesdheun, varrezën më të madhe në botë. Dëbimi i migrantëve është gjë e neveritshme, është kriminale”.

Qindra mijëra migrantë kanë tentuar të kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut, në tentim e sipër për të kaluar në Evropë.

Rreth 25.000 njerëz kanë vdekur apo janë zhdukur në këtë rajon prej vitit 2014, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Migrantë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *