Presidenti rus Vladimir Putin ende dëshiron të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane.
Këta të fundit janë të medinmit se lufta mund të zgjasë për një kohë të gjatë.
“Putin ka ende të njëjtat synime si ato që kishte në fillim të konfliktit, të marrë pjesën më të madhe të Ukrainës. Ne perceptojmë një shkëputje midis objektivave ushtarake afatshkurtër të Putinit në këtë fushë dhe kapacitetit të ushtrisë së tij, një lloj mospërputhje midis ambicieve të tij dhe asaj që ushtria është në gjendje të arrijë”, thotë Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines.
Prej fillimit të luftës Rusia është përqendruar në marrjen e territorit në rajonin lindor të Donbasit, një zonë e madhe industriale ku Putin pretendon se Ukraina ka kryer një gjenocid kundër rusishtfolësve.