Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë pjesë në aktivitetin me temë ‘Qyteza e Ujit’, e mbajtur në Parkun Olimpik të Tiranës.
Veliaj në ‘Facebook’ ka ndarë pamje nga aktiviteti ku të pranishëm kanë qenë shumë fëmijë, ku shkruan se qytetarët duhet të ndihmojnë në kursimin e ujit.
Postimi i plotë:
Në “Qytezën e Ujit” ?, së bashku me fëmijët, mësuam shumë gjëra, por më e rëndësishmja: si të kursejmë ujin. ??
Lufta në Ukrainë ka sjellë shumë vështirësi në të gjithë Europën me rritjen e çmimeve, veçanërisht atë të energjisë, prandaj të gjithë ne, mund të ndihmojmë edhe me kursimin e ujit. ?