Kryeministri Edi Rama ka folur sot për luftën ndaj kultivimit të kanabisit, teksa prezanton drejtuesit e rinj të institucioneve policore dhe të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu, e la fushën të pastër, ndërsa ish-drejtorin e Poicisë Gledis Nanon nuk e përmendi as në emër.
“Është e papranueshme që të zbulohen në vitin 2022 parcela me kanabis, për të cilat u është thënë partnerëve tanë italianë, se pamjet e tyre me avionë janë të paqarta. Kanabisi i paligjshëm nuk duhet të ketë vend. Pavarësisht se drejtuesi i mëparshëm i policisë, jo ai që po zëvendësohet sot, e la fushën të pastër”, tha Rama.