Lufta Ukrainë-Rusi pritet të kalojë tashmë në një tjetër dimension. Kjo për shkak se ukrainasit janë furnizuar me armë të fuqishme dhe moderne. “The Sun” shkruan se Britania e Madhe do t’i dorëzojë Ukrainës raketa të blinduara “Stromer”, të cilat janë vërtetë shkatërruese. Raketat e tyre “Starstreak” mund të godasin avionët dhe helikopterët që fluturojnë ulët.
Sakaq, Kolonel Richard Kemp paralajmëron se lajmi që kryeministri anglez, Boris Johnson po furnizon presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky me raketahedhës do të zemërojë Kremlinin.
Kjo për shkak se këto janë “pajisjet më të mira”, për vetë faktin se lëshuesit 13 tonësh, të teknologjisë së lartë, mund të ngarkohen në aeroplanët e transportit C-17 dhe të fluturojnë në luftë brenda disa ditësh. Mjafton vetëm për një ekuipazh prej tre personash: një shofer, komandant dhe gjuajtës.
Pritet që këto pajisje të lejojnë ushtrinë e Volodymyr Zelensky-t të shpejtojë në pozicione me 50 mph, të qëllojë dhe më pas të largohet shpejt.